75 Mall Live Search
21:15 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / S Z

Blerim Sallahu nënshkruan Projekt-Kodin e Etikës për Ekspertët Gjyqësorë

Ministri i Drejtësisë dhe njëherit kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 58, Blerim Sallahu, ka nënshkruar sot Projekt-Kodin e Etikës për Ekspertët Gjyqësorë.

Ky dokument përcakton parimet dhe rregullat që udhëheqin sjelljen profesionale të ekspertëve gjyqësorë gjatë kryerjes së ekspertizave në fushat përkatëse, me synim forcimin e ligjshmërisë, pavarësisë, paanshmërisë dhe besueshmërisë së ekspertizave gjyqësore.

Sallahu theksoi se përkushtimi për rritjen e profesionalizmit dhe standardeve etike në sistemin e drejtësisë do të vazhdojë edhe më fuqishëm edhe në mandatin e ardhshëm.