75 Mall Live Search
08:15 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / MSH1

Aksident i rëndë në Veternik, vetura përplaset me anësoret e rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të ditës së sotme, në Veternik.

IndeksOnline raporton se një veturë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë, që kanë nisur hetimet mbi rastin.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: