Thyhen 7 vetura në një parking në Fushë-Kosovë, vjedhen gjësende
Shtatë vetura raportohet të jenë thyer në parkingun e një objekti, në Fushë-Kosovë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:45, raporton IndeksOnline.
Sipas raportit policor, nga veturat janë vjedhur gjësende të ndryshme, kryesisht vegla pune.
“Lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura”, deklaron policia.
I dyshuari u arrestua dhe, pas intervistimit, u dërgua në mbajtje.
Rasti u iniciua si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/

