75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / MSH1

Arrestohet në aeroport i dyshuari për vjedhjen e një veture në Gjermani

Një person është arrestuar me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje, teksa i dyshuari ishte në kërkim policor për vjedhjen e një veture.

Sipas policisë, i arrestuari po kërkohej nga autoritetet, pas dyshimeve për vjedhjen e një veture në Gjermani, më 8 gusht të këtij viti.

“Lidhur me rastin, vetura e vjedhur është sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/