75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / AR

Gati për ‘Supernova’, Dafina me fjalë të mëdha për Përparim Ramën

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri u shpreh me emocione të forta gjatë një konference për media përkrah Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke vlerësuar lart mbështetjen e tij dhe të ekipit komunal për realizimin e projektit të madh artistik “Supernova Show”.

“Ëndrra ime e parë ka qenë të kthehem në Kosovë. Ëndrra e dytë është ‘Supernova Show’, dhe kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen tuaj dhe të gjithë ekipit tuaj. Pa ju, ‘Supernova’ do të ishte anuluar,” u shpreh Dafina.

Artistja tregoi se, ndonëse është e mbushur me emocione, mbështetja e marrë ia ka zbutur ndjeshëm emocionet për koncertin e parë që mbahet sonte, si dhe për koncertin e dytë nesër.

“Po flas në emër të gjithë ekipit tim dhe në emër të të gjithë atyre që do të vijnë sonte dhe nesër. Pa ju, sinqerisht nuk e di se çfarë do të kishim bërë,” përfundoi ajo.

“Supernova Show” pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Prishtinë, duke shënuar një moment të veçantë në karrierën e Dafina Zeqirit dhe në jetën kulturore të kryeqytetit./Indeksonline/