Nuk vonuan/ Miqtë ia kthejnë me të njëjtën monedhë Einxhelit
Ajo që nisi si një veprim në heshtje i Einxhel Shkirës, tashmë është kthyer në një ndarje përfundimtare mes katër miqve të njohur të ekranit.
Pasi Prive By Liberta Spahiu zbuloi se Einxhel kishte hequr nga lista e ndjekësve Graciano Taganin, Fjoralba Ponarin dhe Argjira Spancën, dita e djeshme ka sjellë kundërpërgjigjen e menjëhershme të tyre.
Të tre personazhet e njohur kanë reaguar në të njëjtën mënyrë, duke e hequr Einxhelin nga llogaritë e tyre në Instagram.



Ky veprim i koordinuar konfirmon se miqësia e lindur dhe e rritur në “E Diell” tashmë i përket së kaluarës. Ndryshe nga hera e kaluar kur veprimi ishte i njëanshm, kjo lëvizje e fundit tregon se marrëdhënia (ndoshta) është krisur në mënyrë që duket e pakthyeshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, rrjeti ka vluar nga komentet, ndërsa protagonistët kanë zgjedhur të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim mbi arsyet që çuan në këtë prishje të raportit mes tyre.
I vetmi reagim indirekt ishte nga Graciano Tagani.
Në një postim në InstaStory, ai ka zgjedhur të shprehë një mesazh që është interpretuar gjerësisht si përgjigje ndaj situatës.
“Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, ka shkruar ai, pa përmendur emra apo detaje konkrete.

