Peci flet anglisht për Kosovo Online, thotë se do të propozojë që ura ta mbajë emrin e Albin Kurtit
Faton Peci, kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, ka thënë se ai do të propozojë që urën e re të ndërtuar mbi lumin Ibër, ta emërtojë me emrin e liderit të VV’së, Albin Kurti.
Këtë deklaratë, Peci e ka bërë gjatë një deklarimi për portalin Kosovo Online.
“Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe unë do ta propozoj këtë propozim, sepse është përsoni, autoriteti që e bëri të mundur këtë urë, që është në të mirën e njerëzve në dy anët e lumit, dhe ai është Kryeministri jonë Albin Kurti”, është shprehur Peci.

