Juventusi dhe Barcelona monitorojnë situatën e Marcos Senesi
Juventusi dhe Barcelona janë ndër klubet që po ndjekin nga afër situatën e mbrojtësit argjentinas, Marcos Senesi.
Qendërmbrojtësi i Bournemouth pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkato, teksa kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2026, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, Bournemouth është i vetëdijshëm se është momenti i duhur për të marrë një ofertë të rëndësishme për Senesin, përpara se lojtari të hyjë në muajt e fundit të kontratës.
Edhe pse ende nuk ka një ofertë zyrtare në tryezë, e ardhmja e Marcos Senesi pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së janarit, me Bournemouth që nuk përjashton largimin e tij nëse kushtet janë të favorshme./IndeksOnline/

