75 Mall Live Search
12:01 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / G T

“Mabetex Prishtina” bëhet me zyra të reja, shembull dhe model për klubet sportive

Klubi i Futsallit “FC Mabetex Prishtina” është anëtar i Superligës së Kosovës në Futsall – FFK.

Së fundmi në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale është zbuluar një ndryshim te zyrat, shkruan Indeksonline

“Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që do të kalojnë pragun e zyrës së klubit të kryeqytetit në futsall! Ajo që po vjen nuk është thjesht një hapësirë pune, por një deklaratë identiteti.

“Zyra do të marrë frymën e parketit, ritmin e lojës dhe disiplinën e fitores. Muret nuk do të jenë thjesht të lyera, por të mbushura me histori, fotografi nga ndeshjet vendimtare, momente krenarie dhe emra që kanë shkruar kapitujt e parë të këtij klubi”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Pamjet fantastike të zyreve të reja të klubit kosovar: