75 Mall Live Search
12:29 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / OSH

Dreshaj viziton fabrikën “Vita”, e vlerëson lart

Gani Dreshaj e ka vizituar fabrikën “Vita” në Istog. Biznesmeni i suksesshëm e ka quajtur fabrikën “Vita” si një fabrikë e nivelit ndërkombëtar.

“Sot vizitova fabrikën “Vita” në Istog. Është krenari dhe nder kur sheh që në zemër të Istogut funksionon me standarde ndërkombëtare një fabrikë e këtij niveli.
Pastërti, kualitet, funksionalizim i përmasave të larta nga “Vita” dhe Devolli. Ju lumtë👏🏻!
Bizneset kanë nevojë për politika që ofrojnë lehtësira dhe jo për barriera. Prandaj si një biznesmen që tre dekada jetë, zotohem se do të jem zë i të gjitha bizneseve në kuvend”, shkruan Dreshaj në njoftim.