75 Mall Live Search
14:54 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / OSH

Jennifer Lopez “tradhëtohet” nga fotoshopi, a po e vëreni këtë detaj?

Jennifer Lopez u uroi ndjekësve të saj Krishtlindjet dhe ndau një foto me urimin që shkaktoi një ortek reagimesh, për shkak të një detaji të papritur. “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”, shkroi ajo së bashku me një selfie që bëri para një pasqyre.

Në foto, Lopez pozoi me një fustan të kuq të shndritshëm me një dekolte të thellë, ndërsa në gisht mbante një unazë diamanti tërheqëse.

Ndërsa shumë u impresionuan nga pamja e saj rinore dhe kombinimi i guximshëm, të tjerë vunë re celularin e saj, i cili dukej i lakuar.

“Nuk mund ta injoroj atë iPhone të lakuar”, “Telefoni yt përkul hapësirën dhe kohën, në rregull, mbretëreshë”, “Pse është telefoni yt i lakuar?”, “Pse iPhone i saj duket si banane?” ishin disa nga komentet.

Të tjerë pyesnin veten nëse këngëtarja e kishte modifikuar foton e publikuar, duke e “tepruar” me filtrat.

Jennifer duket se në këtë foto u tradhëtua nga fotoshopi./Indeksonline/