75 Mall Live Search
15:50 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / P M

Haradinaj në takim veteranët e UÇK-së: Veprat e tyre flasin më shumë se fjalët

Sot, në Pejë, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim të veçantë me veteranë të shumtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe bashkëluftetarë të tij nga ditët më të rënda dhe më të lavdishme të luftës për liri.

Gjatë këtij takimi u rikujtua se forca e Kosovës qëndron te njerëzit që nuk flasin shumë për veten, por që me vepra kanë shkruar historinë e vendit. Veteranët e UÇK-së janë dëshmi e gjallë e sakrificës, guximit dhe vendosmërisë për liri.

“Ky takim na rikujtoi se ne duhet të jemi gjithmonë krah atyre që dhanë gjithçka që Kosova të ekzistojë, krah atyre që nuk u dorëzuan as kur gjithçka dukej e pamundur,” theksoi Haradinaj.

Ai shprehu mirënjohje të përjetshme për kontributin e veteranëve, duke nënvizuar se respekti dhe përkujdesja ndaj tyre është detyrim moral dhe kombëtar.