Pasi fitoi Kupën e Brazilit, Memphis Depay publikon këngë të re
Përveç si futbollist, Memphis Depay njihet edhe si rep artist.
Anësori holandez, tashmë ka publikuar edhe këngën e re, të titulluar “Work lot”, shkruan IndeksOnline.
Depay në këtë këngë flet për kritikët e tij, vetëm pak kohë pasi fitoi Kupën e Brazilit me skuadrën e Corithiansit.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në këngën e re në rrjetet e tij sociale tregon për punën dhe përkushtimin e tij e po ashtu për të heshtur kritikët e tij.
Ai kërkon respekt për punën e tij dhe shokëve të skuadrës, pasi punojnë çdo ditë për të pasur sukses.
”Nëse nuk e dini se për çfarë po punojmë, unë po i grumbulloj të gjitha ato para sepse punojmë shumë.”
“Lutem që të verbrit të vazhdojnë të dëgjojnë, lutem që të shurdhërit të vazhdojnë të më dëgjojnë. E gjithë kjo punë mund të më vrasë”, thotë ai në një pjesë tjetër të këngës së tij./IndeksOnline/

