Prishtina bëhet me zyre për personat me diabet
Në kryeqytet tashmë është funksionalizuar zyra që do të mbështesë personat me diabet të tipit një.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se po krijohet hapësira konkrete që do të ofrojë përkrahje dhe informim, transmeton IndeksOnline.
“Kryeqyteti tashmë ka zyrën e parë të dedikuar për mbështetjen e personave me diabet tip 1.
Me hapjen zyrtare të zyrës së shoqatës Tip 1 Omël, po krijojmë një hapësirë konkrete për përkrahje, informim dhe solidaritet.
Kryeqyteti vazhdon të mbështesë iniciativa që vendosin shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve në qendër të vëmendjes” shkroi Rama.

