75 Mall Live Search
18:54 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / MSH1

Sonte në Prime të Big Brother do të këndojë një kandidat për deputet!

Prime i Big Brother VIP Kosova sonte do të shoqërohet me një mori tematikash.

Por, as momentet relaksuese nuk do të mungojnë, raporton IndeksOnline.

Sonte në “prime” është paralajmëruar përformanca e artistes së mirënjohur, Era Istrefi.

Banorët do të kenë mundësinë të argëtohen po ashtu edhe me këngët e një kandidati për deputet nga radhët e AAK-së.

Bëhet fjalë për Hamdi “Lok” Komonin, 51-shin e AAK-së, që do të përformojë në reality-shoun më të ndjekur të momentit.

Ky do të jetë një një moment relaksimi edhe për Komonin, për të cilin të dielën është “dita D”.