75 Mall Live Search
11:57 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / F.R

Përparim Rama në Llap, i jep mbështetje Visar Hotit

Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Kosovës, Visar Hoti, ka njoftuar se ka nisur angazhimet elektorale në rajonin e Llapit, duke theksuar mbështetjen që ka marrë nga Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.

Përmes një postimi në facebook, Hoti ka bërë të ditur se takimi me Ramën ishte inkurajues dhe se mbështetja e tij për këtë garë është e rëndësishme.

“Mëngjesin në Llap e nisa me Kryetarin e Kryeqytetit z.Përparim Rama, e falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e tijë të fuqishme që ma ka dhënë në këtë garë”, ka shkruar Hoti./IndeksOnline/