75 Mall Live Search
18:34 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / MSH1

Frutex paralajmëron për mashtrime në emër të Fondacionit dhe pronarit të kompanisë

Kompania Frutex ka njoftuar opinionin publik për disa raste të raportuara ditëve të fundit, ku persona të panjohur janë paraqitur rrejshëm në emër të Fondacionit Frutex & Golden Eagle, si dhe në emër të pronarit të kompanisë Frutex LLC, z. Shaqir Palushi.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, këta persona kanë kontaktuar organizata të ndryshme duke ofruar kinse ndihma humanitare, të cilat janë kushtëzuar me pagesë paraprake – veprim ky që Frutex e cilëson si mashtrim të pastër.

Frutex thekson se nuk ka asnjë lidhje me këto veprime dhe se çdo iniciativë humanitare e Fondacionit Frutex & Golden Eagle realizohet vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe pa asnjë kushtëzim financiar.

Sipas informatave të deritanishme, mashtruesit kanë përdorur këta numra telefoni për të kontaktuar organizata:

  • +381 62 9247041
  • +381 61 1553871

Kompania Frutex u bën thirrje të gjitha organizatave dhe qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të raportojnë rastet e dyshimta tek autoritetet përkatëse.

Njëkohësisht, Frutex njofton se ka ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për trajtimin e këtij rasti dhe për mbrojtjen e emrit dhe reputacionit të kompanisë dhe fondacionit.