75 Mall Live Search
19:24 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / G T

West Hami vazhdon me rezultate negative, futbollisti fillon të qaj pas humbjes

Skuadra e West Hamit po kalon në një sezon të dëshpëruar në të gjitha garat dhe jo vetëm në Premier League.

Pas humbjes ndaj Fulhamit, futbollisti Ollie Scarles filloi të qante dhe u kërkonte falje tifozëve, shkruan Indeksonline

Bashkëlojtarët shkuan për ta qetësuar, por duket se vetëm ky po e ndien këtë dështim të skuadrës “The Hammers”.

Kujtojmë që West Ham në 18 xhiro ka grumbulluar 13 pikë dhe gjendet në pozitën e 18-të./Indeksonline/.