Aston Villa i tregon Chelseat se kush është në garë për titull, e kush për top-4!
Skuadra e Aston Villas ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Chelseat me shifrat 1:2 në javën e 18-të në Premier League.
Blutë e Londrës e dominuan pjesën e parë, ku në minutën e 37’të, Joao Pedro shënoi për 1:0, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, “Villa” u tregua më e fortë dhe tregoi pse është mbi “Blutë”.
Ole Watkins u fut në lojë në minutën e 58’të dhe shënoi dy golat e fitores.
Fillimisht sulmuesi anglez shënoi për 1:1 në minutën e 63’të dhe më pas për 1:2 në minutën e 84’të.
Me këtë fitore, ekipi i Unai Emery shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e tretë./Indeksonline/

