75 Mall Live Search
09:50 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / P M

Vrasje në tentativë në qendër të Prishtinës, i dyshuari në arrati

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 27.12.2025, rreth orës 22:30, në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë. Viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një i dyshuar, po ashtu mashkull.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga ekipet shëndetësore.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa njësitë policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e tij. Rasti është në procedurë hetimi.

VRASJE NË TENTATIVË Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë  27.12.2025, 22:30. Është raportuar se viktima m/k është sulmuar me një mjet të mprehtë nga i dyshuari m/k. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/