Aktorja legjendare franceze Brigitte Bardot ka ndërruar jetë
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka ndërruar jetë Brigitte Bardot, një nga ikonat më të mëdha të kinematografisë franceze dhe simboli botëror i filmit të viteve ’50-’60.
Bardot njihej për rolet e saj të paharrueshme dhe ndikimin e jashtëzakonshëm në art e kulturë.
Aktorja ishte një nga figurat më të komentuara të kohës së saj dhe mbetet një emër i gdhendur në historinë e filmit.
Në dekadat e fundit ajo ishte fokusuar kryesisht në aktivizmin për mbrojtjen e kafshëve.

