75 Mall Live Search
11:21 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / P M

Gazmend Muhaxheri voton, fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e votës: Përcaktojnë të ardhmen

ë drejtën e votës e ka ushtuar Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri,  i cili u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ta ushtrojnë këtë të drejtë kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se janë rreth 200 votues më shumë sesa që ishin herën e kaluar, në po të njejtën kohë.

“Siç po i marrim nga komisionerët dhe vëzhgueseve tanë, përgjithësi është numri i njëjtë i votuesve, ka rreth 200 votues më shumë sesa kanë qenë në të njëjtën kohë. Është mirë me shfrytëzu të drejtën e votimit dhe me përcaktu të ardhmen e këtij vendi, me dalë sa më shumë me votu, vendosin vet sesi do të qeveriste vendi për katër vitet e ardhshme”, tha Muhaxheri.

Ai voti në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.