Limaj: Kjo është dita e vendimmarrjes së rëndësishme për guxim dhe shpresë
Kandidiati për kryeministër nga NismaFatmir Limaj, ka votuar sot në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.
Ndër tjerash ai tha se sot shpreson që çdo qytetarë të votojë për guxim e shpresë.
“Sot është dita e vendimmarrjes së çdo qyetari, për ta bërë këtë shtet me të fortë, më funksional. Vendimmarrja sot është në dorën e çdo qytetarit, për t’i dhënë mundësi e shpresë, zhvillimit të shtetit të Kosovës. Shpresoj çdo qytetar i Kosovës sot do të vendos për këtë shtet, forcën e shtetit, funksionimin për zhvillimi. Sot vendosni në dorë të kujt do ta lini Parlamentin e Kosovës dhe funksionimin e shtetit. Kjo është vendimmarrje shumë e rëndësishme. E besoj që qytetarët e Kosvës do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë në fund të fundit, kjo ka qenë përpjekja jonë e vazhudeshme pët t’ia dhënë mundësinë për të ardh deri tek liria e shtetit, që pastaj qytetari t’i jep drejtim vet vendit. Kjo është dita e kësaj vendimamarje të rëndësishme për guxim dhe shpresë”, tha Limaj.

