Haradinaj mban sot konferencë për media në selinë e AAK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, do të mbajë sot konferencë për media në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media sot, në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00.”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

