Shtyhet takimi Trump-Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe delegacioni i tij mbërritën në Florida mbrëmë për negociata me Donald Trump.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se takimi midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Florida është shtyrë për dy orë më parë.
Sipas orarit të përditësuar, Trump do të marrë pjesë në një takim dypalësh me presidentin e Ukrainës sot në orën 13:00 sipas kohës lokale të Floridës, ose në orën 19:00 sipas kohës tonë, njoftoi administrata amerikane.
Më parë ishte njoftuar se takimi do të zhvillohej në orën 15:00 sipas orës lokale. Takimi do të zhvillohet në Palm Beach, ku ndodhen klubi i golfit dhe prona e Trump.

