75 Mall Live Search
20:18 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / b l

Latifi: Marrëzi të priten rezultate të ndryshme nga veprimet e njëjta, zgjedhjet s’ofruan atë për të cilën u mbajtën

Profesori Blerim Latifi tha se “marrëzia është të presësh rezultate dhe pasoja të ndryshme nga veprimet e njëjta” ndërsa komentoi rezultatet e zgjedhjeve sipas exit polleve.

Ai tha në Pressing në T7 se rezultati duket “problematik”, dhe se zgjedhjen “nuk ofrojnë gjënë kryesore për të cilën janë mbajtur: zgjidhjen e krizës”.

“Ata që e kanë dizajnu në fillim procedurën demokratike të zgjedhjeve nuk kanë qenë të pamençur që kanë thënë se një mandat duhet të shkojë katër vjet që të mund të prodhohet ndryshim i opinionit publik”, tha ai.

“Ne si duket nuk e kemi përfillë fort këtë mençuri themelore të sistemit demokratik dhe kemi mendu që brenda 9 muajve mundet me pasë një ndryshim esencial në disponimin e zgjedhësve. Ky rezultat na tregon se kjo ka qenë iluzore”, shtoi Latifi.