Numërohen mbi 55% e kutive, VV-ja afër 50%-shit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare e mbajtura sot.
Kur janë numëruar mbi 55% e kutive nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 49.76%, shkruan IndeksOnline.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.02%, e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.12%.
AAK-ja e Ramush Haradinajt renditet e katërta me 6.85%.
Lista Serbe e pesta me 3.33%. /IndeksOnline/


