75 Mall Live Search
20:57 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / B XH

Debakël, LDK ka humbur në të gjitha komunat e Kosovës!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare e mbajtura sot.

Bazuar në këto rezultat, LDK ka pësuar debakël në këto zgjedhje, duke humbur në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë ato në të cilat qeverisin kryetarët e saj, raporton IndeksOnline.

Vetëvendosje ka fituar bindshëm në komunat ku qeverisë LDK, si Prishtinë, Lipjan, Pejë, Istog, Dragash dhe në Junik.

Kujtojmë se tani kur janë numëruar mbi 60% të kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 50.24%, PDK me 20.20% dhe LDK renditet e trea me 14.18%. /IndeksOnline/