75 Mall Live Search
21:06 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / MSH1

Lufta në Ukrainë, Trump: Ose do të marrë fund, ose do të zgjasë edhe për një kohë të gjatë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se lufta në Ukrainë ka gjasë të përfundojë, ose të zgjasë edhe për një kohë të gjatë.

Këto deklarime, Trump i bëri në pritjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Florida, shkruan IndeksOnline.

“Mendoj se jemi në fazat e fundit të bisedimeve dhe do ta shohim. Përndryshe, do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Ose do të mbarojë, ose do të vazhdojë për një kohë të gjatë, dhe miliona njerëz të tjerë do të vriten. Miliona! Dhe askush nuk e dëshiron këtë” deklaroi Trump para takimit.

Në këtë takim pritet të diskutohet plani për përfundim të luftës.