PDK fiton garën vetëm në dy komuna të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare e mbajtura sot.
Kur janë numëruar mbi 62% e kutive të votimeve, PDK del të këtë fituar vetëm në dy komuna të Kosovës, raporon IndeksOnline.
Skenderaj dhe Drenasi vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik partisë së Bedri Hamzës.
Në Skenderaj, PDK prinë me 77.73%, pasuar nga VV më 16.46%, ndërsa LDK ka marrë vetëm 2.22%.

Ndërsa në Drenas PDK prinë me 69.88%, e pasuar nga VV me 22.88%, ndërsa Nisma ka dal partia e tretë me e votuar me 2.53%. /IndeksOnline/


