75 Mall Live Search
07:49 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / P M

Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur në konferencën e mbajtur mbrëmë se sot nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.

Ndërkaq janë numëruar 99,26 për qind e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Deri tash kanë mbetur vetëm edhe 19 kuti pa u numëruar, sipas të dhënave që janë përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje po prin me 49,30 për qind pasi ka marrë, deri tash, 429 mijë e 979 vota.

Pas tyre vjen Partia Demokratike e Kosovës me 21,01 për qind.

E trea ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59 për qind.