75 Mall Live Search
11:34 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / KV

Ndahet nga jeta polici Menon Vreva nga Dobrusha

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të policit Menon (Elmaz) Vreva, i cili u nda nga jeta më 28 dhjetor 2025, në moshën 61-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

Në telegramin e ngushëllimit, SPK-ja ka shprehur mbështetje dhe dhimbje për familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij, duke vlerësuar kontributin e Vrevës gjatë shërbimit në Policinë e Kosovës.

Varrimi do të bëhet sot (29.12.2025) në varrezat e Dobrushës së Istogut, ndërsa ceremonia do të niset nga shtëpia e të ndjerit në orën 15:00.