Numërohen 50 kuti, dalin pesë më të votuarit e partive kryesore
Janë numëruar votat e kandidatëve në 50 kuti nga gjithsej 2,557, çka përbën vetëm 1.96% të votave të përgjithshme, transmeton IndeksOnline. Nga rezultatet e para të publikuara, ja situata për pesë kandidatët më të votuar të secilit subjekt politik deri në këtë fazë të procesimit:
Lëvizja Vetëvendosje
- Albin Kurti – 4,999 vota
- Glauk Konjufca – 3,684 vota
- Albulena Haxhiu – 1,742 vota
- Hekuran Murati – 1,718 vota
- Donika Gërvalla-Schwarz – 1,568 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
- Bedri Hamza – 1,647 vota
- Arian Tahiri – 662 vota
- Përparim Gruda – 587 vota
- Uran Ismaili – 549 vota
- Arben Mustafa – 542 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
- Lumir Abdixhiku – 1,047 vota
- Hykmete Bajrami – 586 vota
- Ukë Rugova – 511 vota
- Vjollca Kadolli Halili – 480 vota
- Doarsa Kica-Xhelili – 409 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
- Ramush Haradinaj – 318 vota
- Besnik Tahiri – 178 vota
- Bekë Berisha – 167 vota
- Daut Haradinaj – 148 vota
- Burim Ramadani – 129 vota
Numërimi po vazhdon dhe rezultatet mund të ndryshojnë me hapjen e kutive të tjera. Priten të dhëna të reja nga QNR gjatë orëve në vijim.





