75 Mall Live Search
18:44 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / L A

Llapi njofton largimin e një lojtari

KF Llapi gjatë këtyre çasteve ka njoftuar për një largim nga skuadra.

Bëhet fjalë për mitrovicasin, Bleron Fetahi i cili largohet pas ndërprerjes së kontratës së tij.

Mundësitë e pakta për të marrë minuta, ndikuan në vendimin e 19-vjeçarit i cili tash do të kërkojë të gjejë skuadrën e re.

“Mesfushori mitrovicas ishte pjesë e ekipit U21 të KF Llapit dhe ishte nën kontratë me klubin, ku gjatë angazhimit të tij tregoi përkushtim dhe profesionalizëm në përmbushjen e detyrave të tij.

KF Llapi e falënderon Bleron Fetahin për angazhimin dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në njoftimin e Llapit./IndeksOnline/