75 Mall Live Search
18:49 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / B XH

Numërohen mbi 11% të votave, këta janë kandidatët me të votuar nga AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputet.

Kur është bërë numërimi i mbi 11% të votave të kandidatëve për deputet, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë 4 mijë e 488 vota.

I pasuar nga vëllai i tij, Daut Haradinaj me 2 mijë e 905 vota, raporton IndeksOnline.

Në vend të tretë për nga numri i votave renditet, Besnik Tahiri me 2 mijë e 768 vota, i ndjekur nga Bekë Berisha me 1 mijë e 931 vota.

Pesshën me të votuar në AAK e përmbyll Time Kadrijaj me 1 mijë e 822 vota. /IndeksOnline/