FOTO/ Kjo është gruaja misterioze e Ludo Lee?
Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka vendosur në qendër të vëmendjes banorin e “Big Brother VIP Kosova 4”, Ludo Lee.
Imazhi tregon Ludon pranë një gruaje në një dasëm pranë çiftit, gjë që ka nxitur menjëherë spekulimet e ndjekësve nëse kjo është partnerja e tij e jetës, për të cilën ai nuk ka folur ende brenda shtëpisë.
Edhe pse Ludo Lee e ka pranuar gjatë qëndrimit të tij në format se është i martuar, ai ka zgjedhur të jetë mjaft diskret sa i përket detajeve.
Deri më tani, pak dihet për jetën që ai bën jashtë kamerave, duke e mbajtur këtë pjesë të jetës plotësisht private dhe larg syrit të publikut.
Pavarësisht qarkullimit masiv të kësaj fotoje, ende nuk ka një konfirmim nëse personi në krah të tij është vërtet gruaja e tij apo thjesht një mike apo e afërme.
Megjithatë, kureshtja e fansave mbetet e lartë, ndërsa të gjithë presin nëse Ludo do të rrëfejë më shumë rreth jetës së tij private gjatë rrugëtimit të tij në BBVK.


