Pas renovimit, Reparti i Internos në Spitalin e Pejës hap dyert për pacientët
Sot u lëshua në përdorim Reparti i Internos në Spitali i Përgjithshëm në Pejë, pas një renovimi të plotë që ka përmirësuar ndjeshëm kushtet për pacientët dhe stafin shëndetësor.
Renovimi ka përfshirë rregullimin e hapësirave të brendshme, përmirësimin e infrastrukturës, inventarin e ri dhe krijimin e një ambienti më funksional, më të sigurt dhe më dinjitoz për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
“Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe përkushtimit tonë për kushte më të mira për pacientët tanë.Falënderojmë Ministrin e Shëndetësisë për përkrahje të vazhdueshme e në veçanti për këtë projekt”, thuhet në njoftim..

