75 Mall Live Search
16:59 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / P M

Dy të vdekur në një vilë në Pejë, prokurorja e krimeve të rënda dhe policia shkojnë në vendngjarje

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, është deklaruar për IndeksOnline në lidhje me rastin e dy të vdekurve në vilën në Pejë.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet polciore.

“Prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes po ashtu edhe kryeprokurorja është në vendin e ngjarjes ”, tha ai.