Pjaniq vendos të pensionohet nga futbolli
Mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniq ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij.
Boshnjaku, e mbyll kështu pas 28 vjetëve karrierën duke e vendosur emrin e tij si një nga lojtarët më të mirë të vendit të tij dhe të Ballkanit.
Pjaniq, e nisi karrierën në Luksemburg te Schifflange, ku vazhdoi më pas te Metz, Lyon, Roma, Juventus, Barcelona, Besiktas, Sharjah dhe së fundi në Rusi te CSKA Moska.
Pjaniq, po ashtu ka pasur paraqitje edhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, ku ka arritur rreth 115 paraqitje si dhe kishte luajtur në Botërorin e vitit 2014 në Brazil./IndeksOnline/

