Nora shfaqet ‘zjarr’ në paraqitjen e fundit në Instagram
Nora Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar.
Ajo me zërin e saj, ka arritur që të jetë ndër këngëtaret me të kërkuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore.
Nora vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shfaqet shumë joshëse.
E veshur me fustan të kuq e me shumë stil, Nora vë në pah linjat e saj trupore në top formë. /IndeksOnline/


