75 Mall Live Search
23:42 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / MSH1

Përfundon numërimi i votave në Deçan, këta janë kandidatët më të votuar

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Deçan, ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

IndeksOnline raporton se në këtë komunë kanë qenë gjithsej 51 pako me vota, shumica e të cilave e nxorën fitues Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo parti mori 7 mijë e 622 vota në këtë komunë, teksa kandidatët më të votuar të saj janë: Ramush Haradinaj (6978 vota), Daut Haradinaj (6211 vota), Besnik Tahiri (4821 vota), Time Kadrijaj (4537 vota) dhe Arton Demhasaj (3946 vota).

LVV-ja renditet e dyta, me 4,816 vota, teksa kandidatët më të votuar janë: Albin Kurti (4130 vota, Glauk Konjufca (3453 vota), Donika Gërvalla-Schwarz (2677 vota), Albulena Haxhiu (2329 vota) dhe Hekuran Murati (1996 vota).

Partia e tretë më e votuar në Deçan është LDK-ja e Abdixhikut (2,522 vota). vet Abdixhiku mori 1971 vota, i pasuar nga Fadil Hadergjonaj, me 1819 vota, Armend Zemaj me 1599 vota, Hykmete Bajrami me 1268 vota dhe Kujtim Shala me 1101 vota.

Rezultatet e plota për Deçanin mund t’i shihni këtu:

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc?municipality=1&fbclid=IwY2xjawPBCM5leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFyRUJTSHBuUnBzcUcyUXZHc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHpS1DLSla78FDW706OPNxBDTenQzVBc1Er9KGgXgEce6K6BdKwi2q2Pr4e7G_aem_PPWyIrrywr0tUb3hErui8g&votingStation=0&pollingClass=0