Drenasi s’e zhgenjen Lladrovcin, këta janë kandidatët më të votuar!
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Drenas ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, të shpërndara në 71 kuti.
Në komunën ku udhëheq Ramiz Lladrovci s’kishte si të ishte ndryshe, përveçse dominim i PDK-së, raporton IndeksOnline.
Kjo parti mori 17 mijë e 587 vota, më shumë se trefishin e vendit të dytë – LVV-së.
Kandidatët më të votuar të PDK-së në Gllogoc (Drenas) janë: Bedri Hamza (15028 vota), Përparim Gruda (8118 vota), Arian Tahiri (6957 vota), Isak Neziri (6914 vota) dhe Bashkim Gllareva (6255 vota).
Kandidatët e LVV-së nuk kalojnë 5-mijëshin me vota, me Albin Kurtin që mori 4476 vota, Glauk Konjufca 3454 vota, Egzona Tërdevci 2196 vota, Albulena Haxhiu 1971 vota dhe Hekuran Murati 1803 vota.
E treta në këtë komunë renditet NISMA Socialdemokrate, me Fatmir Limajn (542 vota), Merita Balën (290 vota), Arbëreshë Krasniqin (282 vota), Xhevahire Izamkun (265 vota) dhe Mevludin Krasniqin (231 vota).
Statistikat e plota mund t’i shihni duke klikuar KËTU./IndeksOnline/

