75 Mall Live Search
23:58 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / MSH1

Dragash: Numërohen votat e të gjithë kandidatëve, përmbyllet procesi i numërimit

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Nga 57 kuti në total, me vota dominoi LVV-ja e Albin Kurtit, që në tërësi mori 4686 vota në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.

Kandidati më i votuar i kësaj partie, nga qytetarët me të drejt vote në Dragash, ishte Albin Kurti: 3973 vota.

Kurti u pasua nga Filiz Mustafa (3036 vota), Glauk Konjufca (2972 vota), Albulena Haxhiu (1360 vota) dhe Donika Gërvalla me 1285 vota.

Partia e dytë me e votuar në Dragash doli LDK-ja e kryetarit të komunës, me udhëheqësin Abdixhiku që kryeson me 1950 vota. Pas tij u rendit Samidin Xheladini (1623 vota), Esra Myrtezani (1490 vota), Zeni Krasniqi (1362 vota) dhe Xhavit Uka me 1211 vota.

Partia e tretë më e votuar në Dragash është PDK-ja e Bedri Hamzës, me top 5-shen më të votuar, si në vijim: Bedri Hamza (1821 vota), Hamdi Muhameti (1219 vota), Linda Nebiu (931 vota), Kujtim Gashi (746 vota) dhe Arian Tahiri (584 vota).

Për të parë të dhënat e plota klikoni KËTU./IndeksOnline/