75 Mall Live Search
00:07 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / MSH1

Numërohen të gjitha kutitë në Istog, këta janë kandidatët më të votuar

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Istog ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Nga 62 kuti në total, me vota dominoi LVV-ja e Albin Kurtit, që në tërësi mori 8617 vota në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.

Kandidati më i votuar i kësaj partie, nga qytetarët me të drejt vote në Istog, ishte Albin Kurti: 7335 vota.

Kurti u pasua nga Glauk Konjufca (5920 vota), Donika Gërvalla (3686 vota), Albulena Haxhiu (3619 vota) dhe Hekuran Murati (3321 vota).

Partia e dytë më e votuar në Istog është LDK-ja e Lumir Abdixhikut, me 5531 vota. kreu i kësaj partie mori 4236 vota. Katër kandidatët pasues më të votuar të LDK-së në Istog janë pikërisht djemtë dhe vajza e Istogut.

Serbeze Muçaj mori 4004 vota, Shkëmb Manaj mroi 3463 vota, Ukë Rugova mori 3137 vota dhe Besim Mulaj mori 3079 sosh.

Partia e tretë më e votuar në Istog është PDK-ja me 1941 vota, teksa kandidatët më të votuar të saj janë: Bedri Hamza (1659 vota), Skender Ukaj (803 vota), Besarta Nurçaj-Osmanaj (706), Përparim Gruda (676 vota) dhe Arian Tahiri (666 vota).

Për të parë të dhënat e plota klikoni KËTU./IndeksOnline/