Mbyllet numërimi në Klinë, kandidatët më të votuar janë…
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Klinë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
Në këtë komunë ishin gjithsej 63 pako me vota, shumicën e të cilave i mori LVV-ja (6566 vota).
IndeksOnline raporton se kandidatët më të votuar nga LVV-ja, në Klinë, janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati.
E dyta në Klinë, për nga numri i votave, renditet PDK-ja, me 4862 vota. Kandidatët më të votuar të kësaj partie, në komunën e Klinës, janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Arta Pantina dhe Sala Jashari.
E treta për nga numri i votave në Klinë renditet AAK-ja, me 3792 vota, teksa kandidatët më të votuar të saj janë: Ramush Haradinaj, Haxhi Ibishi, Agron Bacaj, Daut Haradinaj dhe Agim Çeku.
Për të parë të dhënat e plota për rezultatet në Klinë, klikoni KËTU./IndeksOnline/

