75 Mall Live Search
00:31 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / MSH1

Befasojnë rezultatet në Obiliq, më i votuari i LDK-së nuk është Lumir Abdixhiku

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Obiliq ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Në këtë komunë ishin gjithsej 33 pako me vota, shumicën e të cilave i mori LVV-ja (7125 vota).

IndeksOnline raporton se kandidatët më të votuar nga LVV-ja, në Obiliq, janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Gazmend Krasniqi, Albulena Haxhiu, dhe Hekuran Murati.

E dyta në Obiliq, për nga numri i votave, renditet LDK-ja, me 1821 vota. Kandidatët më të votuar të kësaj partie, në komunën e Obiliqit, janë: Xhafer Gashi, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ermal Sadiku dhe Doarsa Kica-Xhelili.

E treta për nga numri i votave në Obiliq renditet PDK-ja, me 1663 vota, teksa kandidatët më të votuar të saj janë: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Përparim Gruda dhe Vlora Çitaku.

Për të parë të dhënat e plota për rezultatet në Obiliq, klikoni KËTU./IndeksOnline/