75 Mall Live Search
00:49 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / MSH1

Përfundon numërimi i votave në Shtime, më të votuarit janë…

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Në këtë  qendër u numëruan 34 nga 34 kutitë me vota, në të cilat prin LVV-ja, me 7895 vota.

Më të votuarit e kësaj partie në Shtime janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla.

LVV-ja pasohet nga PDK-ja, që në Shtime mori 4321 vota. më të votuarit e kësaj partie ishin: Bedri Hamza, Aulonë Syla, Arian Tahiri, Përparim Gruda dhe Sala Jashari.

E treta në renditje për nga numri më i madh i votave në Shtime është LDK-ja, me 1538 vota. më të votuarit e LDK-së, në Shtime, janë: Lumir Abdixhiku, Kastriot Shabani, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica-Xhelili.

Për të parë të dhënat e plota me emrat e kandidatëve dhe numrin e votave të grumbulluara në Shtime, kliko KËTU./IndeksOnline/