75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025

Numërohen rreth 70 për qind të votave, këta janë 10 kandidatët që kryesojnë listat partiake

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit të rezultateve preliminare.

Deri në orën 08:50 të sotme janë numëruar rreth 70 për qind të vendvotimeve në nivel vendi., transmeton IndeksOnline.

Në bazë të të dhënave aktuale, këta janë dhjetë kandidatët më të votuar të secilës parti kryesore:

Lëvizja Vetëvendosje: Albin Kurti 240,466 vota, Glauk Konjufca 187,440 vota, Albulena Haxhiu 98,215 vota, Hekuran Murati 97,280 vota, Donika Gërvalla 87,381 vota, Xhelal Sveçla 78,085 vota, Hajrulla Çeko 71,153 vota, Avni Dehari 64,501 vota, Mimoza Kusari-Lila 59,241 vota, Ejup Maqedonci 54,537 vota.

Partia Demokratike e Kosovës: Bedri Hamza 109,900 vota, Arian Tahiri 50,891 vota, Përparim Gruda 47,354 vota, Uran Ismaili 37,320 vota, Sala Jashari 34,468 vota, Vlora Çitaku 30,585 vota, Arben Mustafa 26,591 vota, Enver Hoxhaj 25,869 vota, Rrahman Rama 20,240 vota, Ganimete Musliu 19,332 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës: Lumir Abdixhiku 53,341 vota, Hykmete Bajrami 33,495 vota, Ukë Rugova 29,507 vota, Avdullah Hoti 26,212 vota, Doarsa Kica Xhelili 25,969 vota, Kujtim Shala 23,600 vota, Anton Quni 18,510 vota, Armend Zemaj 17,369 vota, Lutfi Haziri 15,592 vota, Jehona Lushaku-Sadriu 12,188 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Ramush Haradinaj 27,814 vota, Daut Haradinaj 17,167 vota, Besnik Tahiri 16,480 vota, Bekë Berisha 12,131 vota, Agim Çeku 11,249 vota, Time Kadrijaj 11,036 vota, Burim Ramadani 10,197 vota, Arber Tolaj 9,993 vota, Lahi Brahimaj 7,321 vota, Albana Bytyqi 6,564 vota.

Këto rezultate janë preliminare dhe pritet të ndryshojnë me përfundimin e numërimit të plotë të votave.

IndeksOnline do të sjellë të rejat e radhës në kohë reale.