Rezultatet negative e bëjnë për spital Enzo Marescan, trajneri italian nuk u paraqit në konferencë mbrëmë
Skuadra e Chelseat mbrëmë barazoi 2:2 ndaj Bournemouthit në “Stamford Bridge”, duke konfirmuar krizën e thellë që ka klubi nga Londra.
Trajneri, Enzo Maresca nuk u paraqit mbrëmë në konferencë për media, shkruan Indeksonline
Asistenti i tij, Ëilly Caballero tregon arsyen pse trajneri i tij nuk doli para gazetarëve.
“Nuk po ndjehej mirë. Që dy ditë nuk është mirë dhe ka temperaturë.
“Pas ndeshjes ai shkoi në dhomat e zhveshjes dhe me kërkoi mua që ta zëvendësoja…”, u shpreh Caballero
Chelsea me barazimin e mbrëmshëm tregon se ka mbetur mbrapa garës për titull në Premier League./Indeksonline/

