75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / KV

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, pas hetimeve dhe veprimeve operative, është arritur të identifikohet dhe arrestohet një i dyshuar, mashkull kosovar, i cili dyshohet se ditë më parë kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës.

Nga objekti janë vjedhur mjete pune, me vlerë të përafërt prej 6.000 eurosh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të mëtejme ligjore./IndeksOnline/